Veliaj: Në kryeqytet s’ka zona të izoluara nga moti i keq, s’do lëmë askënd në situatë rruge

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në “News 24” deklaroi se Bashkia e Tiranës ka ecur më shpejt me rindërtimet.

Veliaj thekson se në kryeqytet nuk ka zona të izoluara për shkak të motit të keq, ndërsa shtoi se ka kujdes, që askush të mos mbetet në situatë të rrugës.

Ne kishim operacionin që të sistemojmë njerëzit në Tiranë. Askush nuk duhet të jetë në situatë rruge, sidomos në këta kohë. Pavarësisht dramave sociale, nuk nxirret familjari në rrugë.

Stresi me infrastrukturën ka qenë në Tiranën rurale. Në Tiranë nuk ka zona të izoluara. Natyrisht që çfarë bie në qendër nuk bie në Dajt, por ne do menaxhojmë me korrektesë të gjitha zonat që kemi nën menaxhim”, tha Veliaj.

Erjon Veliaj nënvizoi se puna me rindërtimet në Tiranë vazhdon, duke shtuar se bashkia ka eliminuar çadrat dhe punohet me kontenierë.

Ne si bashki kemi ecur më shpejt. Në Tiranë kemi eleminuar çadrat dhe punojmë me kontenierë. Këshilli Bashkiak u mblodh edhe këtë fundjavë. Kaluan 200 apartamentet e para në Kombinat. Me shkollat kemi ecur pak më mirë. Kemi bërë progres shumë të madh edhe me shkollat, ndoshta bëjmë hapjen më të madhe të shkollave për këtë vit të ri. jemi të fuqishëm që t’ju përgjigjemi me dinjitet sfidave që na vjen. Njerëzit do jenë me qira, derisa të vazhdojnë jetën në apartamentin e ri. Ne nuk bëjmë konvikte për pak kohë, por bëjmë për shumë kohë”, u shpreh Veliaj.

SHKARKO APP