Berisha në Parlament: Njerëzit e Soros janë kudo në PS!

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga seanca plenare në Kuvend, teksa kërkoi që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen pas arrestimit të Erion Veliajt, tha se njerëzit e Soros janë kudo në Partinë Socialiste. ”Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, për faktin se është një kukull e Soros në Shqipëri dhe është koka e krimit në Shqipëri”, deklaroi Berisha. Seanca vijon që të ketë tension, por Berisha po vijon që të flasë për arrestimin e Veliajt sot me urdhër të SPAK-ut dhe akuzat e shumta janë edhe në drejtim të Soros.
Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se njeriu i Trump në Shqipëri deklaroi se Rama është kukull e “shpifur” e Soros. Sipas tij, me praktikat e Soros u rikthyen persekutimet politike në Shqipëri. ”Njeriu i Trump në Tiranë, Chris Lacivita iu tha shqiptarëve se Rama është kukull e shpifur e armikut të njerëzimit George Soros. Aleati i vërtetë i SHBA është Berisha dhe PD. Fara e keqe e Soros në Shqipëri do ketë fundin e farës së keqe të Soros në Uashington. Me praktikat e Soros rikthyet persekutimet politike. Metën e torturuat si bandit në mes të rrugës. Keni marrë miliona euro nga Soros. Ku është Edi Rama? Ku është?”,-shtoi më tej Berisha.
Gjatë fjalës së tij para se të hynte në Parlament, Berisha teksa sulmoi Ramën, tha se kryeministri është kukulla e miliarderit Xhorxh Soros (kundërshtar i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump). ”SPAK vijon të jetë organizatë kriminale. Arrestimi i Veliajt është meritë e opozitës dhe qytetarëve. Edi Rama të japë dorëheqjen si kreu i piramidës së krimit në Shqipëri dhe kukulla e Soros”, tha Berisha para se të hynte në Parlament.