Veliaj: Në Tiranë nuk do të lejojmë ‘Astirizimin’ e shoqërisë

“Në Tiranë nuk do të lejojmë ‘Astirizimin’ e shoqërisë: kap një deputet budalla, gjej dhe nja dy media të politizuara, dhe mbaj gjithë shoqërinë peng”. Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, me vendosmëri që të çojë deri në fund projektet siç është Bulevardi i Ri, që ndodhet në fazën e fundit të ndërtimit.
Veliaj tha se kështu do të vazhdohet çdo ditë dhe se 99% e këtij qyteti do të ecë përpara, do që gjërat të bëhen me drejtësi dhe që taksat të përdoren me kujdes.
Deklarata e tij e plotë si më poshtë:
“Sot ka nisur lirimi i brezit të parë të shtëpive. Do të vazhdojmë kështu çdo ditë. Në Tiranë nuk do të lejojmë ‘Astirizimin’ e shoqërisë: kap një deputet budalla, gjej dhe nja dy media të politizuara, dhe mbaj gjithë shoqërinë peng. 99.99% e këtij qyteti do të ecë përpara, do që gjërat të bëhen me drejtësi dhe që taksat të përdoren me kujdes”, deklaroi Veliaj i cili ndodhej bashkë me ministren Manastirliu ku inspektuan punimet punimet e deritanishme në shkollën e muzikës “Servete Maçi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?