Veliaj: “Njësia 1 poliqender e Tiranës, vazhdojmë investimet në brendësi të çdo lagjeje”

 

Pas ndërhyrjeve në rrugën “Ali Demi”, Njësisë 1 në kryeqytet i shtohet edhe një rruge tjetër me standarde dhe trotuare më të mira për banorët. Bashkia e Tiranes ka përfunduar rikonstruksionin e rrugës “Ali Shefqeti”, investimi i cili ishte i domosdoshëm për banoret e zonës. Erion Veliaj, falenderoi banorët për bashkëpunimin dhe shtoi se ky investim është edhe një vlerë të shtuar për pronën e çdo qytetari.

“Ka qenë një nga komunitetet më bashkëpunuese me Bashkinë e Tiranës. Kemi pasur një dakordësi që të tërhiqen muret, që të lirohen trotuaret, sidomos në funksion të fëmijëve në një zonë ku ka disa shkolla. I falënderoj me gjithë zemër sepse tregon që qytetaria sjell produkte të mira. Secilit jo vetëm i është liruar trotuari, por i është rritur dhe vlera e shtëpisë, sidomos kur ke një rrugë të standardeve të larta që përshkon një aks shumë të rëndësishëm të Tiranës”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Njësia nr.1 ka më shumë banorë se disa qytete dytësore të Shqipërisë dhe kjo është arsyeja pse në filozofinë tonë të planit të ri urbanistik, është një prej poliqendrave të Tiranës. Nuk mund të ketë poliqendra pa infrastrukturë, ndaj ka një aks kryesor që e lidh me qendrën e Tiranës. Sigurisht, institucionet arsimore, kulturore, shëndetësore e mundësojnë të funksionojë si poliqendër, pra si një qendër më vete e Bashkisë, pa u dendur të gjithë në qendrën e Tiranës”, deklaroi kryebashkiaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliaj shtoi se bashkia ka mundësinë të mendojë jo vetëm për investimet në rrugët kryesore, por edhe për çdo rrugicë apo bllok pallatesh në brendësi të zonave të banuara.

“Tani që afron momenti i draftimit të buxhetit, është shumë e rëndësishme të themi njëherë se çfarë bëmë me buxhetin e vitit që kaloi dhe sot jemi ballëhapur në këtë komunitet. Deputeti, administratorja, këshilltarët, kryetari i Bashkisë mbajtën fjalën, çdo qindrarkë shkoi për këtë komunitet. Ka pasur një investim cilësor dhe tani e kemi mundësinë të mendojmë për investime ne blloqet e pallateve dhe terrenet sportive te zonës”, deklaroi Veliaj. Kryetari i bashkisë theksoi se investimet janë jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në kulturë”, deklaroi kryebashkiaku.

Deputeti i PS, Ditmir Bushati, solli në vëmendje se reforma territoriale e ka zgjeruar ndjeshëm Bashkinë e Tiranës, çka bën që edhe rrugët që më parë konsideroheshin periferike, tani të marrin vëmendjen e duhur nga bashkia.

“Me reformën e re territoriale Bashkia e Tiranës është bërë disa herë më e madhe se ç’ishte dhe nocioni për qytetin ka filluar gjithashtu të ndryshojë, sepse rruga “Ali Shefqeti” që dikur konsiderohej si rrugë periferike e Tiranës, sot mund të konsiderohet fare mirë një ndër rrugët kryesore të saj dhe një rrugë model që ia vlen të bëhet edhe në vende të tjera”, tha Bushati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?