Veliaj: Park lojrash për fëmijët me aftësi të kufizuar

Për herë të parë në kryeqytet , fëmijët me aftësi të kufizuar do të kenë mundësi të kenë një park lojash posaçërisht për ta, në kuadër të “Tirana Smart City”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një konferencë të përbashkët “Tirana Smart City”me Cihan Sultanoglu, Drejtoreshë Rajonale për Evropën (UNPD) theksoi  sot se, qytetarëve do t’u ofrohen shërbime cilësore.

“Ndërtimi i këndit të lojave për fëmijët me aftësi të kufizuar do të mund të krijojë një mjedis të barabartë për të gjithë fëmijët. Po kështu, dhe në qytete të tjera duhet të krijohet një standard për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, për t’i krijuar hapësira dhe mundësira të barabarta. Tashmë, në kryeqytet kemi filluar nga fëmijët, me rehabilitimin e kopshteve si dhe modernizimin e sistemit parashkollor”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ai shtoi se “Smart City ishte një fillim i mirë. Besoj se do të sjellë mjaft të mira, koncepti i një Tirane të hapur në informacion për të sigurruar shërbime cilësore në kohë reale. Ne kemi filluar një projekt të rëndësishëm, ku seicili mund të behët kryetar bashkie duke raportuar problematikat e komunitetit ku jeton”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliaj vuri në dukje se njerëzit nuk kanë nevojë për trajnime por për punë konkrete, për strehim dhe punësim së pari.

Ndërsa Drejtoresha Rajonale për Evropën Cihan Sultanoglu tha se “Tirana ka një potencial të behët një metropol ku të ofrohen shërbime cilësore. Dua të them që kjo mënyrë e re u krijon mundësi qytetarë të kenë akses me të dhënat, që ka të bëjë me transparencën dhe llogaridhënën e politikanëve ndaj publikut”. Sipas saj, Bashkia e Tiranës po u jep përgjigje sfidave të kohës përmes inovacionit, për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik.

Më herët, Ministri Blendi Çuçi  dhe UNPD nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për reformën territorriale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?