Veliaj: Pas çerdheve, tani do adoptohen edhe kopshtet

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi sot kopshtin nr. 42 në kryeqytet, i cili është rikonstruktuar plotësisht nga biznesi.

I shoqëruar nga deputeti i zonës, Pandeli Majko, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se sot kopshti nr. 42 është një nga më të mirët në Tiranë.

“Fatkeqësisht, nuk i kemi pasur mundësitë në bashki, por më vjen mirë që pas adoptimit që i bëmë çdo çerdheje, tani kemi nisur adoptimin e kopshteve dhe më në fund bashkëpunimi i bashkisë me komunitetin e biznesit na ka mundësuar një nga kopshtet më të mira”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës falenderoi gjithashtu të gjitha bizneset që u janë përgjigjur nismave të bashkisë për të ndihmuar në plotësimin e kushteve të duhura për fëmijët në godinat arsimore ku ata shkojnë çdo ditë.

“Dua të falenderoj shumë të gjithë ata që janë përkushtuar, komunitetin e biznesit, të gjithë ata që kanë dhënë një dorë, komunitetin e prindërve, dhe që dashamirësisht kanë rikonstruktuar një kopsht, të cilin komuniteti e kërkonte prej vitesh”, tha Veliaj.

SHKARKO APP