Veliaj për përplasjen me FSHF-në: Sporti duhet çliruar nga kjo mafie. Ata janë një organizatë kriminale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur sërish për përplasjen me FSHF-në. Kryebashkiaku e cilësoi FSHF-në si një organizatë kriminale, ndërsa nënvizon se në këtë betejë duhet të bëhet pjesë kushdo që e ndjen se sporti duhet çliruar nga kjo mafie. Veliaj tha se nuk do të heqë dorë nga kjo betejë, duke e cilësuar si “beteja e jetës së tij”.

Më poshtë një pjesë nga intervista e kryebashkiakut Veliaj

“Kush e ndjen që sporti duhet çliruar nga kjo mafie, duhet të bëhet pjesë e kësaj beteje. Më kujtohet historia e kryetarit të bashkisë në Palermo, i cili më tregonte se në fillim mafia e kishte të lehtë sepse paguante lekë për mediat, kishte njerëz influentë nëpër komunitet, bënte edhe bamirësi për të varfërit. Por nuk i hiqte asnjë pjesë të elementit kriminal. Pra ishte një organizatë kriminale. Këta janë një organizatë kriminale. Dikujt i japin disa bileta, dikujt i lidhin një rrogë. Ndaj, kjo betejë nuk mbaron me këto zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo do të jetë beteja e jetës sime. Vilari në Spanjë, që ishte Duka i federatës së futbollit në Spanjë, e uzurpoi institucionin për 30 vjet – dhe këtu flas për Spanjën e madhe, të Real Madridit dhe Barcelonës – megjithatë, në një moment, shoqëria veproi, shteti veproi, drejtësia veproi, dhe i tha na bëj transparencë, na trego ku janë paratë! Ti nuk mund të thuash jam një ishull. Politika nuk po përzihet fare sepse unë jam këtu në cilësinë e aksionerit të Tiranës, dhe si investitor i aseteve sportive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të kesh fusha të mira sportive, të kesh salla sporti të mira, të investosh kaq shumë para, pastaj gjithë talenti dhe kursimet e një gjenerate fëmijësh, në 20 vite, të përfundojë në pularitë e Shijakut, kjo është e shëmtuar. Do t’i shkoj deri në fund. Kur dëgjova që ky personazh kërkon të zgjidhet për herë të 6 me metodat e një bande dhe një kupole mafioze, kjo sigurisht më revolton”, theksoi Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?