Veliaj përdori celularin e një efektivi, SPAK merr nën hetim policët
Aktualitet E Martë, 18 Mars 2025 19:26

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë marrë nën hetim policët e Burgjeve që transferuan kryebashkiakun Veliaj nga Durrësi në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Veliaj rezulton se ka përdorur telefonin e një polici dhe ka bërë telefonata, gjatë kohës që e kanë shoqëruar. Gjatë marrjes në pyetje, oficeri i policisë së Burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë. ”E bëra nga frika”, është shprehur ai. /Top Channel/