Veliaj: Personat me paaftësi shpërblehen për herë të parë pas 23 vjetësh

Për herë të parë në 23 vjet, personat me aftësi të kufizuar kanë marrë shpërblim me rastin e Vitit të Ri. Këtë fakt e ka bërë të ditur Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, që në kuadrin e nismës “Shqipëria dhuron”, ka ndarë dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara në Qendrën e Zhvillimit në Durrës.

“Jam shumë krenar që në një vit të vështirë financiar, Shërbimi Social arriti të disiplinonte skemën më të shpartalluar të financave publike në Shqipëri, pagesat e ndihmës ekonomike dhe të aftësisë së kufizuar. Një njeri që është shëndoshë e mirë, por ka ngjitur dy postera dhe nuk punon e kërkon të marrë paratë e ndihmës ekonomike, nuk ka vend në skemën e ndihmës. Më vjen mirë që për herë të parë në 23 vjet, personat me aftësi të kufizuara u përfshinë në kategorinë e atyre që marrin shpërblime në fundvit,”- deklaroi ai.

SHKARKO APP