Veliaj përuron këndin e ri të lojërave përballë Presidencës

Pas këndeve te Parku i Liqenit dhe te rr. Mine Peza, nga sot fëmijët e Tiranës kanë një kënd të tretë lojërash përballë Presidencës, ku mund të argëtohen në kohën e lirë.

Në përurimin e këndit të lojërave, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se prioritet i bashkisë është puna për fëmijët, duke krijuar më shumë hapësira për ta.

Këndi i lodrave në Njësinë Administrative nr. 5, në zonën e njohur si Libri Universitar, u rikonstruktua plotësisht nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo hapësirë është shtuar në sipërfaqe, duke i bërë ato të disponueshme për publikun, të cilat deri dje ishin zona të izoluara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky kënd lodrash është i treti, por jo i fundit. Do të kemi edhe 9 të tjerë, për t’u siguruar që çdo lagje e Tiranës të ketë një kënd lodrash. Vazhdojmë me këndin e lojërave te Katrori në zonën e Alliasit, jemi shumë afër përfundimit të atij te PARMaterniteti i Ri dhe javën e kaluar filluam edhe atë në Laprakë”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

PARK

Veliaj shprehu besimin se ambiente të tilla, që i bëjnë qytetarët, fqinjët, të moshuarit dhe fëmijët bashkë, rrëfejnë jetën komunitare që vlerësojmë në qytet.

Investimi për këndin e lodrave është mbështetur nga kompanitë “Mare Services” dhe “Garden Line”. Bashkia e Tiranës, përmes ndërmarrjeve publike dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ka kryer punime të ndryshme, duke u kujdesur për shtimin e hapësirave publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?