Veliaj pret Presidenten e BERZH-it: Në fokus nismat për qytetet e gjelbra dhe investimi në UKT

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, me të cilën diskutoi mbi nismat për qytetet e gjelbërta dhe investimin e rëndësishëm në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, për furnizimin e kryeqytetit me 24 orë ujë të pijshëm.

Bashkia e Tiranës ka hartuar Planin e Veprimit të Qytetit të Gjelbër në vitin 2018 në kuadër të Programit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Qytetet e Gjelbërta.

Falë miradministrimit si ndërmarrje, BERZH alokoi dhe një kredi në vitin 2018 për Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, me qëllim zgjerimin e kapacitetit të Impiantit të Trajtimit të Ujit Bovillë si dhe për ndërtimin e një tubacioni të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?