Veliaj prezanton ”Tirana Moons”, një instalacion i ri në sheshin ”Nënë Tereza”

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”, një instalacion i veçantë që do të vendoset në sheshin “Nënë Tereza”. Vepra mban firmën e arkitektit të njohur Chris Precht dhe vjen si një oaz i gjelbër dhe një hapësirë publike kushtuar librit.

”Shumë i lumtur që nisëm punën për të sjellë në jetë një tjetër projekt të bukur për qytetin-”Tirana Moons” vepër e arkitektit Chris Precht, që do të qëndrojë si instalacion në sheshin “Nënë Tereza”, tamam si një oaz i gjelbër dhe hapësirë publike kushtuar librit.

Instalimi i “Tirana Moons” nuk do të ketë asnjë impakt mbi strukturën e sheshit, por ndërkaq do ta transformojë atë në një mjedis plotësisht miqësor, e veçanërisht për fëmijët dhe familjet, si një atraksion i lëvizshëm që do t’i mbetet qytetit. Mezi pres që Tiranës t’i shtohet një tjetër xhevahir arkitekturor”, thotë Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?