Veliaj: Protesta si “Game of Thrones”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për protestën e opozitës. Teksa ka postuar një foto ku gjatë fjalës së Bashës protestuesit hedhin molotov, Veliaj ka ironizuar duke shkruar se protesta i ngjan serialit ”Game of Thrones”.
“Kjo ndodh kur shikon shumë episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit”.
Veliaj nënvizon se Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj dhe se puna e jo dhuna do të triumfojë: “Nisen si të dhunshëm, përfunduan si telendarë! Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria – kjo triumfon.
KOHA JONË SONDAZH

