Veliaj publikon videon: Si ndryshoi Unaza e Vogël

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shpërndarë një video për të treguar transformimin që ka pësuar Tirana gjatë këtyre 9 viteve. Në postimin e tij ai kujton ndryshimet që ndodhën në Unazën e Vogël duke theksuar se shumë nga dyshimet dhe kritikat e dikurshme tashmë janë harruar.

”E mbani mend si ka qenë Unaza e Vogël para se të transformohej ashtu siç është sot? Po pallatin e “INSIG-ut”? Po llafet e llogjet që u thanë asokohe për projektin? Kanë kaluar 9 vjet nga dita kur e kemi mbaruar këtë punë dhe jam i bindur se tani, të gjithëve na duket sikur ka qenë gjithmonë kështu.

Llafet i kemi harruar, domosdo, se ato nuk i mban mend kush.Tani shikojini këtë video dhe rifreskoni pak kujtesën se sa shumë ka ndryshuar Tirana. Të gjitha këto i kemi bërë bashkë”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?