Veliaj rikthen bonusin 5 mijë lekë për lindjet

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur të rikthejë traditëne  bonusit 5 mijë lekësh për të sapolindurit.

Bonusi u praktikua fillimisht nga ish-kryebashkiaku Rama për t’u dhënë mirëseardhjen vogëlushëve por gjatë qeverisjes së Bashës ky bonus nuk u dha më.

“Jemi në diskutime me kolegët e buxhetit për të parë mënyrën sesi kanë performuar të ardhurat e bashkisë që ta kthejmë përpara vitit të ri buxhetor, pagesën modeste që bashkia bën. Ishte një traditë e mirë nga Edi Rama për t’u uruar mirëseardhjen”, shprehet Veliaj.

Nënat e reja duhet të interesohen pranë njësive administrative që i përkasin duke nisur nga muaji dhjetor i këtij viti.

 

SHKARKO APP