Veliaj rikthen traditën e Edi Ramës

 

Pak ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj riktheu shpërblimin 5 mijë lekë për të sapolindurit në Tiranë duke rikthyer një traditë të vendosur nga Edi Rama gjatë kohës që ishte kryebashkiak.

Por veç kësaj ai do të kthejë edhe një tjetër traditë të Ramës: diskutimin e buxhetit me qytetarët.

Ai premtoi se do të vijojë bashkëbisedimin në të 24 njësitë e bashkisë së re të Tiranës.

“Duam të ritkhejmë traditën e Edi Ramës për të diskutuar buxhetin. Kjo bëhet më e domosdoshme tani që Tirana është zgjeruar në 1 mijë KM katror. Sot ne do bëjmë një udhëtim në 24 stacione, ashtu si në fushatë programi ishte specifik, duam që edhe ato para modeste, sepse e kemi gjetur për turp e faqe të zezë buxhetin, të jetë specifik për secilën njësi. Duhet të bëjmë të njëjëtn gjë për buxhetin, të marim bekimin tuaj. Më mirë i marim bashkë këto vendime, se sa disa burokratë në bashki që marin vendime pa lidhje me realitetin”, tha Veliaj.

Buxheti i bashkisë së Tiranës parashikohet të jetë 10 miliard lekë.

SHKARKO APP