Veliaj: Rregulli që të fortit i hapet rrugë, nuk funksionon më

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kuadër të lirimit të hapësirave publike dhe kthimi i tyre në shërbim të qytetarëve, pohon se rregulli që të fortit i hapet rrugë, nuk funksionon më.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, në një postimi në statusin e tij ne Facebook shprehet: “Rregulli që të fortit i hapet rrugë, nuk funksionon më! I hapim rrugë shesheve, fëmijëve e të moshuarve në çdo lagje! Skuadrat e Bashkise se Tiranës lërojnë përditë territore e sheshe të zaptuara në çdo lagje të qytetit.‪#‎HapesiraPublike ‪#‎QytetPerNjerezit”.

Veliaj sjell në postimin e tij imazhe nga puna e sotme e punonjësve të Bashkisë së Tiranës në çlirimin e hapësirave publike

SHKARKO APP