Veliaj: Së bashku, të rilindim Tiranën. Do jap gjithçka, për besimin që investoi tek unë

 

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka deklaruar pas shpalljes së kandidaturës së tij për garën e Bashkisë së Tiranës se do të investohet në rilindjen e kryeqytetit.

Ky është reagimi i parë i Veliaj, i bërë në rrjetet sociale

"Do jap gjithcka per besimin qe investoi tek une PS & Aleanca jone. Tiranen do ta rilindim, bashkine do ta kthejme ne pune 24/7 #Bashke", shkruan Veliaj.

Kandidatura e Veliaj u zyrtarizua ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, pas takimit që ai pati me deputetët e qarkut të Tiranës.

Erion Veliaj pas një pune të suksesshme në krye të MMSR-së, do të garojë përballë kandidatit të PD-së, mjekut Halim Kosova, por edhe përballë kandidatit të pavarur Gjergj Bojaxhiu.

SHKARKO APP