Veliaj: Shkolla në Kodër-Kamëz do bëhet
Në bashkëbisedimin me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, mbi ecurinë e Paktit për Universitetin, rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës Bahri Musabelliu u vendos disa herë në vështirësi nga kreu i Bashkisë Erion Veliaj. Ky i fundit paraqiti disa prova të cilat faktonin “heshtjen” e rektorit të këtij universiteti përpara ndërtimeve pa leje që kanë mbirë në zonën e kampusit. Një tjetër provë e cila u paraqit ishte se si kreu i këtij universiteti nuk kishte lejuar juristët që të paraqiteshin në gjykatë, duke i hapur kështu rrugë kalimit të truallit tek privati.
Nga ana tjetër, Veliaj shprehu vendosmërinë e Bashkisë së drejton për ndërtimin e shkollës publike në Kodër Kamëz, tokë e cila tashmë ka kaluar në pronësi të Bashkisë pasi privati është shpronësuar.
Vetë Bahri Musabelliu pranoi se nesër do të paraqitet në prokurori e cila ka nisur hetimet për të gjitha shkeljet që ai ka bërë në krye të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

