Veliaj: Shkollat e Tiranës, gati për vitin e ri shkollor

Bashkia e Tiranës vijon aksionin e saj për riparimin e të gjitha objekteve arsimore, për t’i bërë gati për vitin e ri shkollor. Me nisjen e sezonit të ri arsimor, nxënësit e shkollës “Emin Duraku” do të kenë gati palestrën e re dhe një sistem funksional ngrohjeje.

Duke shfrytëzuar kohën e pushimeve të verës, Bashkia e Tiranës po riparon plotësisht palestrën e kësaj shkolle, si dhe po riparon sistemin e ngrohjes.  Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se palestra do t’i shërbejë jo vetëm nxënësve gjatë orëve të mësimit, por pasditeve do të qëndrojë e hapur edhe për banorët e njësisë 5.

“Tirana sot është shumë më e madhe, çka do të thotë se kemi shkolla në fshat të cilat, për herë të parë pas 25 vitesh, po shohin investime nga bashkia” tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku Veliaj, theksoi se, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Tiranës është parë e arsyeshme të bëhet një shpërndarje më e mirë e nxënësve dhe e mësuesve nëpër shkolla, duke siguruar cilësi dhe standarde të njëjta. Ai bëri të ditur se nxënësit do të shkojnë pranë shkollës më të afërt me vendin e banimit të tyre, si një masë tjetër për të shmangur fluksin dhe mbingarkesën në disa shkolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliaj i bëri apel prindërve të Tiranës që të kenë parasysh se në çdo shkollë ofrohet shërbim cilësor dhe të mos këmbëngulin për t’i përqendruar nxënësit vetëm në ato pak shkolla në qendër të Tiranës.

” Nxënësit do të shkojnë në shkollën më të afërt të zonës së tyre të banimit, pra aty ku janë rezidentë. Kësisoj na mundësojnë një shpërndarje sa më proporcionale në të gjithë Tiranën”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?