Veliaj shoqërohet me pranga në duar nga efektivët
Seanca gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shtyrë për më 8 maj në orën 14:00. Ai u shoqërua me pranga nga policia drejt paraburgimit në Durrës pas daljes nga Gjykata Administrative.
Veliaj e cilësoi çështjen si të paprecedentë, duke pretenduar se kallëzimi është bërë nga një person anonim. Ai kundërshtoi gjithashtu ligjshmërinë e prokurorit të çështjes. Kryebashkiaku ndodhet në “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025.
Ndaj tij, SPAK ka ngritur 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, ku theksohet përfitimi i parregullt nga kompani në këmbim të lejeve dhe fondeve publike. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion pasiv në disa raste.
KOHA JONË SONDAZH

