Veliaj shpërndan frymën e partisë, dhe lë rrugët e Tiranës në mëshirë të fatit, banorët: Na kanë harruar prej vitesh
Ndersa kryebashkiaku Erion Veliaj po punon 16 ore ne dite per te shperndare tek njerezit “frymen” e PS-se sa ne rrogozhine e sa ne Kavaje, banorët e rrugës “Kristaq Antoniu” në Shkozë ankohen për mungesë investimesh në infrastrukturën rrugore.
Kjo është një ndër rrugët lidh Shkozën me zonën e Freskut.
Rruga është tërësisht e amortizuar me gropa të shumta, çka vështirëson jo vetëm kalimin e automjeteve, por edhe të këmbësorëve.
“Me biçikletë me zor kaloj, jo me makina jo e jo.”
“Në këtë gjendje ka qenë gjithmonë.”
“Shumë e vështirë, nuk kalojnë dot makinat, edhe ne nuk kalojmë dot.”
Banorët thonë se edhe pse janë ankuar, shqetësimet e tyre nuk kanë marrë zgjidhje.
“Nuk ka vënë dorë njeri.”
Në verë, shprehen se i mbulon pluhuri e në dimër balta, ndaj kërkojnë asfaltimin e rrugës sa më parë.
“U bëra 15 vjet dhe e njëjta gjë.”
Mungesa e trotuareve është një problem më vete.
“Fëmija nuk del dot aty, duhet ta mbajë prindi për dore se e shtyp makina.”
Në kushtet e harresës nga institucionet vendore, banorët shpesh janë detyruar që të rregullojnë disa nga problemet me paratë e tyre. /Ora News