Veliaj, surprizë 100-vjeçares për ditëlindje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar në Facebook fotot e një feste të veçantë ditëlindjeje.

Hiqmete Këlliçi, një gjyshe nga Tirana, e ka festuar krejt ndryshe 100-vjetorin e saj, duke marrë një vizitë të papritur nga Veliaj, i cili urimet e ngrohta për gjyshen i ka shoqëruar me një tufë me lule dhe një tortë ku shkruhej “1 shekull me urime”.

“Gëzuar ditëlindjen! Me Ervin Bushatin për një surprizë të vogël te Hiqmete Këlliçi, 100-vjeçarja e Tiranës, memoria e gjallë e qytetit!”, shkruan Veliaj në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?