Veliaj: Ta kursejmë ujin e pijshëm në ditët e nxehta

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bëri sot thirrje qytetarëve të Tiranës që të tregohen të kujdesshëm me ujin e pijshëm dhe të mos e shpërdorojnë atë në këto ditë të nxehta vere.

Në vizitën e tij në hidrocentralin e Lanabragasit, i cili përveçse prodhon energji elektrike, shërben edhe si furnizues me ujë të pijshëm për qytetin e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj tha se në këtë mënyrë sigurohemi që të mos ketë probleme me furnizimin me ujë gjatë stinës së verës.

Pasi pa nga afër kushtet në të cilat funksionon hidrocentrali i Lanabregasit, ai shtoi se muajt e verës pritet të jenë me temperatura tepër të nxehta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai deklaroi se Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë disa muaj që po punojnë për të ndërprerë çdo lidhje të paligjshme, duke zëvendësuar rrjetin e dëmtuar, në mënyrë që të sigurohet furnizim normal me ujë për qytetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliaj ndërkaq theksoi se Bashkia e Tiranës do të propozojë edhe një formulë të përdorimit të energjisë që prodhohet nga ky HEC për të përballuar konsumimin energjisë për ndriçimin e qytetit dhe shërbimeve të tjera.

Hidrocentrali i Lanabregasit gjendet afërsisht 10 km nga Tirana, ndërsa uji merret nga një lartësi 980m dhe nëpërmjet një tuneli arrin në rezervuar. HEC-i ka një fuqi të instaluar 5000 kwh dhe është i pajisur me dy turbina me kapacitet 2500 kwh secila.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?