Veliaj: Tirana është shtëpi për 140 kombësi
Menjëherë pas protestës marshim të së hënës, Tirana i është rikthyer normalitetit. Rrugët janë pastruar gjatë natës ndërkohë punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës po zëvendësojnë pllakat e hequra nga trotuarët.
Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj se pas valës së vandalizmit, Tirana është edhe më i fortë dhe progresiv.
Teksa thekson se qyteti nuk i përkulet urrejtjes dhe dhunës, Veliaj nënvizon se Tirana respekton të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu.
“Tirana kthehet në normalitet pas valës së vandalizmit të krahut të djathtë! Qyteti ynë është i fortë dhe progresiv! Nuk do t’i përkulet urrejtjes dhe dhunës! Ne jemi në shtëpi për 140 kombësi dhe respektojmë të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu”, shkruan Veliaj.
Tirana goes back to normal after wave of right-wing vandalism! 🤗
Our city is stong and progressive!🌹It won't bow down to hate and violence! ☮️
We're home to 140 nationalities, and respect everyone serving & living here, be they ambassadors or asylum seekers #TiranaUnited 💪🇦🇱 pic.twitter.com/MAvXZx0R0I
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) May 14, 2019
KOHA JONË SONDAZH

