Veliaj: Tirana me potenciale për të zhvilluar agroturizmin
Me nismë të Eurorajonit Adriatiko-Jonian dhe kryetarit të Këshillit të Qarkut tw Tiranës, Aldrin Dalipi, u mbajt sot në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare me temë “Zhvillimi i Agroturizmit, Mjet për Zhvillimin Socio-Ekonomik të Rajoneve Tona”. Në një prej sesioneve të Konferencës mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mbajti një fjalë kushtuar mundësive që ekzistojnë për të zhvilluar agroturizmin, duke përfituar edhe nga përvojat e vendeve të tjera. Ai theksoi se Tirana me natyrën dhe klimën e saj, ofron mundësitë e nevojshme për zhvillimin edhe të këtij lloj turizmi.
“Unë besoj se secili prej nesh vjen në këtë tavolinë dhe sjell asetet që ka, dikush ka detin, dikush verën, dikush muze të Luftës së Ftohtë, të paimagjinueshme në vende të tjera. Besoj se të gjithë mund të kemi një paketë turistike rajonale, ku secili mund të mësojë nga tjetri, secili mund të shfrytëzojë maksimalisht të gjitha asetet që ka”, tha Veliaj në fjalën e tij. Duke iu referuar pikërisht natyrës, ai tha se zona mes Tiranës dhe Kavajës ka rreth 100 liqene, të cilat fare mirë mund të shfrytëzohen për të rritur potencialet turistike të zonës. Kryebashkiaku theksoi se Bashkia e Tiranës po punon me arkitektë italianw për të aktivizuar gjithë zonën e Parkut të Kasharitdhe për të zhvilluar aty turizmin dhe agroturizmin.
“Ne duam të mësojmëse si mund të shfrytëzojmë malin. Mali gjithashtu është një tabu. Kemi një pasion shumë të madh për detin, por besoj se është ezauruar turizmi ynë detar. Kemi shumë asete në mal dhe besoj që nga Italia, Kroacia ne mund të mësojmë shumë se si malin mund ta fusim në këtë paketë turistike dhe më vjen mirë që Tirana ka një pajë me 13 kala, të cilat sot janë ende të pashfrytëzuara. Siç kemi nisur me Petrelën, Shëngjergjin, Kasharin, Pezën, ku sot duhet të mbash radhë dhe të prenotosh përpara se të shkosh në një nga fermat që shërben ushqim, mund të fusim edhe konceptin e turizmit malor”, shtoi Veliaj. Ai kërkoi edhe mirëkuptimin e pjesëmarrësve të tjerë në këtëkonferencë për të përcaktuar një kalendar konkret, ku ekspertët e bujqësisë dhe turizmit të vendeve fqinje të kenë mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre për zhvillimin e agroturizmit.
Më poshtë fjala e plotë:
U uroj mirëseardhjen në Tiranë atyre që kanë ardhur nga Italia, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Greqia. Falenderoj shumë Aldrin Dalipin, kryetarin e Këshillit të Qarkut të Tiranës, kryetarin e Këshillit Bashkiak, për punën e shkëlqyer dhe për të sjellë këtë lloj vëmendje në Tiranë. Ndjehem shumë i nderuar sot që mirëpresim presidentin e Dubrovnikut, atë të Abruzzo-s dhe kolegë të tjerë nga rajoni. Ne nuk i zgjedhim dot fqinjët, megjithatë jemi të bekuar kur shkojmë mirë me ta. Ndjehemi vërtet të bekuar sot që me fqinjët tanë më të mirë, ata me të cilët fati na ka rënë që të ndajmë kufijtë edhe shtëpitë tona, besoj se nuk kishim një moment më të mirë për t’iu gëzuar këtij fakti sesa me këtë bashkëpunim konkret se si mund të ecim përpara në punën me qarqet që po bashkëpunojmë, me rajonin Adriatiko-Jonian.
Sigurisht, sot jetojmë në kohë shumë të vështira për Evropën. Një pjesë e madhe e fqinjëve tanë në fakt janë duke u përballur me një krizë të madhe që ka të bëjë me refugjatët. Kjo është diçka që nuk mund t’i shmangemi. Sot ka debate të mëdha në Evropë, jo vetëm mes atyre që ndajnë politikën, mes të majtës dhe të djathtës, por edhe me rritje të ekstremizmit. Disa herë është ekstremizimi fetar dhe radikalizmi i bazuar në mënyrë të rreme dhe absurde te feja, disa herë të tjera është radikalizmi politik që është në fakt përgjigja që disa shtresa politike të Evropës i japin kësaj situate me refugjatët. Megjithatë, besoj se ata që merren me autoritetet lokale qofshin në Tiranë, qofshin në Dubrovnik, qofshin në Abruzzo kanë një tjetër thirrje, kanë një thirrje për të mos qenë pjesë e debatit të madh politik që shpesh herë nuk prodhon diçka konkrete për qytetarët e vet, ka një thirrje prej detyrës, misionit që ofron detyra për të qenë pjesë e atij debati të vogël, e atij debati që ndoshta nuk ka vëmendjen e madhe të politikës të ditës, ku flitet për refugjatë dhe terrorizëm, por sigurisht që ka më shumë rëndësi për qytetarët që u shërben. Është shumë i rëndësishëm debati sesi do të zhvillohet bujqësia në Tiranë sesa debatet e mëdhaja të politikës madhe, kush e bojkoton apo kush nuk e bojkoton Parlamentin. Kanë më shumë politikat tona të zhvillimit tonë konkret sesi toka merr vlerë, sesi puna merr vlerë, sesi investimi merr vlerë.
Ndaj dhe besoj se ky është një forum fantastik, sesi ne mund të mësojmë nga fqinjët tanë. Për disa kjo mund të tingëllojë klishe, por mjafton të shikoni në restorante ose ferma rreth e rrotull Tiranës për të kuptuar që patjetër një shef i mirë patjetër i ka kaluar një pjesë të madhe të 25 viteve të fundit në Itali, ku mësoi si bëhet një shef i mirë, ku mësoi sesi trajtohet klienti si mbret. Sot në ato pak ferma të sukseshme që kemi edhe në jug të Shqipërisë, kemi po themi platacione, mandarina e portokallë, sigurisht që ësëtë lidhur me jetën personale të dikujt që kaloi kohë në Greqi. Për disa njerëz është ndoshta e pashjegueshme, urretja ose antipatia që ne kemi për fshatin, ose për tokën. Në fakt ka një shpjegim. Unë si përfaqësues i brezit të fundit që mban mend diçka nga komunizmi, e ka shpjegimin. Në momentin që të gjithë tokën e kishte partia dhe shteti, puna për tokën ishte një punë e papaguar, skllavërore për partine, edhe për shtetin, që kishte marrë tokën. Sigurisht që na ka marrë kohë tranzicioni për të kuptuar që të njëjtët njerëz që mund të punojnë vreshtat e Italisë për të bërë verërat e mrekullueshme që foli miku ynë, fare mirë mund të punojnë vreshtin e tyre, në shtëpitë e tyre në Shqipëri. Të njëjtët njerëz që mësuan si bëhet një djath i mirë, si bëhet vaji i mirë i ullirit, si bëhen platacionet me agrume në Greqi, fare mirë mund ta bëjnë në tokën e tyre, që është në fakt në anën tjetër të kufirit, është e njejta tokë. Kemi të njëjtin det Adriatik, që sjell të njëjtën mikro-klimë në shumë prej rajoneve.
Ndaj dhe besoj se përtej përshëndetjeve tona,besoj që pjesa më e rëndësishme e këtij forumi është pjesa që pason, ku historitë konkrete dhe lidhjet konkete, ku asnjë prej nesh nuk është i desntinuar ta rishpiki rrotën, por mjafton ta shikojë sesi rrota funksionon, si funksionon agro-turizmi, përfitimet që vijnë nga bujqësia dhe turizmi rural në Kroaci, në Itali, në Greqi e kështu me radhë.
T’ju jap një shembull konkret. Dje në Tiranë hapëm në mënyrë permanente, ndoshta të vetmin bunker nuklear të Luftës së Ftohtë, që ka mbetur nga periudha e komunizmit. Kam qenë i habitur që vetëm dje kemi patur rreth 4-5 autobusë me turistë për të vizituar një nga kuriozitetet më të mëdha të botës ku jetojmë sot. Është qesharake, deri diku parodi, ajo që ndodh në Korenë e Veriut, por në fakt ne kemi qenë deri para pak vitesh Koreja e Veriut e Europës. Dikush nuk ka nevojë të shkojë deri në Korenë e Veriut për të kuptuar paranojën ekstreme të Luftës së Ftohtë, por vetëm pak kilometra nga qendra e Tiranës mund të kuptosh se çfarë mundet të konceptojë mendja e njeriut në terma të paranojës politike, në terma të persekutimit ndaj gjakut të vet, mishit të vet, njëri-tjetrit, gabimin që në fakt ka ndodhur në Europën fashiste, në Europën naziste dhe si një reflektim ndaj të kaluarës, por edhe si një instrument turizmi, edhe si një aset. Unë besoj që, secili prej nesh vjen në këtë tavolinë dhe sjell asetet që ka, dikush ka detin, dikush ka verën, dikush ka muze të Luftës së Ftohtë, të paimagjinueshme në vende të tjera. Besoj që të gjithë mund të kemi një paketë turistike rajonale. Ku secili mund të mësojë nga tjetri, secili mund të shfrytëzojë maksimalisht të gjitha asetet që ka.
Ne kemi filluar një traditë, në fakt nuk e mohojë, ne kemi kopjuar Italinë, ne kemi kopjuar Kroacinë, që e kanë bërë shumë mirë çështjen e kultivimit të një jete të shëndetshme të ushqimeve bio, të politikave të kilometrit zero, ku nuk vjen ushqimi në supermarket e pastaj në tavolinë, por ku shkojnë njerëzit në fermë, aty ku rriten. Ndaj, më vjen mirë që ne na funksionoi në mënyrë perfekte panairi i gjelave të detit, shumë njerëz e morën me humor, por disa qindra mijëra euro mbetën në Baldushk vetëm falë atij vendimi, për të kaluar nga një proces primitiv i shitjes në mes të Tiranës të zogjve të Vitit të Ri, në një proçes ku edhe mësonin sesi jetojnë familjet në fshat, sesi rritet ekonomia në fshat, sesi një fshat i tërë punon vetëm për atë javën e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, sesi kjo është një ekonomi që ja vlen.
Më vjen mirë që po bëjmë hapa përpara dhe këtu besoj që kemi shumë për të mësuar, nga Kroacia, nga Italia, nga vende të tjera fqinje, nga Greqia, se me sa fanatizëm ruajnë markat e tyre. Kur kam qenë student i Shkencave Politike, një nga gjyqet që kam ndjekur me më shumë kuriozitet, ishte gjyqi i Greqisë, i qeverisë greke me qeverinë daneze për djathin “Feta”. Nëse “Feta” është grek apo është danez, këtu nuk ka të bëjë me kapriço politike, këtu ka të bëjë të marrësh seriozisht mundin, punën, ekonominë e vendit tënd, që ka krijuar një markë rreth një produkti të caktuar. Disa, në mënyrë të keqe e quanin “është katandisur Europa në luftën e djathit”, unë besoj që jo. Europa është pikërisht mbrojtja dhe maksimalizimi i të gjitha këtyre aseteve. Besoj se si një vend modest në aspiratën për t’u bërë anëtar i BE-së besoj se ne kemi disa karakteristika unike të historisë tonë dhe të kulturës tonë.
Fundjavën e kaluar ne festuam Ditën e Monumenteve dhe bëmë një komponim fantastik të rrënojave të Persqopit, rrënoja ilire, shumë pranë Tiranës, kështjellës mesjetare të Petrelës, vetëm 800 metra nga rrënojat e Persqopit dhe në këmbë të kështjellës një panair bio të të gjithë traditave artizanale, kulinare, por edhe bujqësore të atij komuniteti. Secili prej nesh mund ta zgjerojë alternativën turistike të fundjavës nga një vajtje për drekë ose vajtje për darkë diku, në një eksplorim të zonave që ndoshta më parë ka qenë e pamundur edhe prej këtyre segmentimeve territoriale që kemi pasur.
Ne jemi shumë kurioz të mësojmë nga ju se si ne mund të shfrytëzojmë disa asete të tjera. Ne vërtet nuk kemi detin por kemi 100 liqene. Mjafton të shikosh “google earth” në Tiranë dhe shikon që zona mes Tiranës dhe Kavajës ka rreth 100 liqene. Disa prej tyre po i vitalizojmë. Po punojmë me arkitektë italian për të aktivizuar të gjithë zonën e Parkut të Kasharit, një zonë e cila sidomos për turizmin dhe agroturizmin sportiv, të atyre që janë me biçikleta, me makina “of road” dhe me motorr e kanë më të aksesueshme. Ne duam të mësojmë gjithashtu se si mund të shfrytëzojmë malin. Mali gjithashtu është një tabu. Kemi një pasion shumë të madh për detin por besoj se është ezauruar turizmi ynë detar, pra çfarë ishte për të zbuluar, dihet se çfarë aseti kemi. Besoj që kemi shumë asete në mal dhe besoj që nga Italia, nga Kroacia ne mund të mësojmë shumë se si malin mund ta fusim në këtë paketë turistike dhe më vjen mirë që Tirana ka një pajë të trashëgimisë nëpër male me 13 kala të cilat sot janë ende të pashfrytëzuara. Besoj që siç kemi nisur me Petrelën, me Shëngjergjin, me Kasharin, me Pezën ku sot duhet të mbash radhë dhe të prenotosh përpara se të shkosh në një nga fermat që shërben ushqim, besoj që ne mund të fusim edhe konceptin e turizmit malor dhe jam shumë kurioz se si stafet tona të bashkisë edhe të qarkut do të mund të mësojnë.
Sa për një statistikë teksa do të futeni në sesionin e dytë, vetëm 5 % e sipërfaqes së tokës bujqësore në rajonin e Tiranën është me sera. Besoj që vërtet kemi një klimë të mirë por 5 % është shumë pak. Jemi nën potencialin tonë. Pra siç i thonë në boks, po grushtojmë nën ligën ku duhet të grushtojmë për peshën që ka Tirana. Ne kemi një prodhim total të perimeve 415 mijë kuintal në vit dhe në fakt rajonet më të rëndësishme janë edhe ato që janë edhe më të largëta edhe më të vështira për tu aksesuar, siç është Zall-Bastari, Zall-Herri dhe pastaj Kashari që është më afër. Tirana ka rreth 600 mijë rrënjë ullinj, një pjesë e madhe prej tyre janë mbjellë nga emigrantë që paskan ardhur nga Italia dhe Greqia, kanë kuptuar që në kodrat tona fare mirë mund të rritet i njëjti ulli dhe të prodhojë të njëjtin vaj. Besoj se prap këtu ka një potencial. Kemi shumë kodra ende që mund të kenë më shumë mundësi zhvillimi. Dua që gjithashtu t’ju ftoj, sot pasdite disa prej jush do të vizitojnë bashkinë e Tiranës, por do të dëshiroja që nga ky takim sot ne të kemi edhe një kalendar konkretë ku ekspertët tanë të bujqësisë dhe të turizmit të kenë mundësi të jenë në Dubrovnik, të kenë mundësi të jenë në Abruzzo, të kenë mundësi të kalojnë kohë fizike për të parë se si bëhet konkretisht sepse besoj se ajo e diferencon këtë konkferencë nga qindra konferenca të tjera. Nëse ka një produkt konkret, nëse ka një parneritet konkret dhe nëse marrëdhëniet mes njerëzve përkthehen në të mirë të qytetarëve.
Ndaj dhe besoj se ne jemi realisht të bekuar jo se nuk e respektojmë politikën e madhe por teksa politika e madhe harxhon një pjesë të konsiderueshme të kohës, ai tha, ky tha, kush është më populist, kush është më nacionalist, kush është më anti, kush është më pro, ne kemi një fat të jashtëzakonshëm që të qëndrojnë të fokusuar dhe të prodhojmë të mira konkrete që rrisin mirëqenien e qytetarëve tanë dhe hapin horizonte të reja. Sidomos kjo është jetike për Tiranën kur ne kemi pasur një urbanizim demokrafik të përmasave apokaliptike. Një qytet i ndërtuar për 200 mijë banorë ka sot 1 milion banorë, ne nuk mund të strehojmë gjithë Tiranën në pallate dhe në beton. Është shumë e rëndëishsme që për nejrëzit që jetojnë në zonat rurale tu japim një qëllim për të qëndruar dhe ëpr të jetuar me dinjitet, falë inciativave të tilla dhe atyre që ndoshta janë lodhur nga smogu i Tiranës të konsiderojnë jetën e tyre, qoftë në fundjavë apo qoftë afatgjatë të transferuar në biznese në sipërmarrje dhe në ekonomi rurale që janë po aq dinjitoze, në mos më shumë përfituese nga ana ekonomike, sesa indrustria e zhvillimeve që jeton dhe zhvillohet në jetën e qyteteve të urbaniuzuara dhe të ngarkuara si Tirana.
Ju uroj shumë sukses. Ju falenderoj që jeni në Tiranë. Shpresoj të gjeni pak kohë për pushim, kemi disa atraksione shumë afër jush. Vetëm në këtë bulevard do të keni mundësi të shikoni një stalacion të Sou Fujimoto, është marrë borxh nga Bashkia e Tiranës, nga Galeria Serpentine e Hyde Park në Londër. Muzeu ynë, Galeria jonë Kombëtare ka disa pavione të hapura sot të realizmit socialist për shqiptarët që mbajnë mend atë lloj arti por edhe artin e ndaluar nga koha e realizimit socialist. Me pak fjalë jam duke bërë dhe pak marketing për Tiranën, harxhoni pak para, disa vakte dhe disa netë shtesë në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

