Veliaj u dorëzon kartat e anëtarësimit të rinjve

Partia Socialiste ka nisur vrullshëm punën për përgatitjen e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është njëherësh edhe koordinator politik për kryeqytetin është ndalur në njësitë 7 dhe 13 një qytet si dhe në Baldushk.

Teksa u ka dorëzuar kartat e anëtarësimeve socialistëve më të rinj, Veliaj thekson se PS do vazhdojë të thyejë punën me dashuri, përulësi e këmbëngulje. ““Tek Njësia 7 kemi thyer çdo rekord. Do vazhdojmë ta bëjmë me dashuri, përulësi e këmbëngulje. Një mirëseardhje në familjen tonë të Partisë Socialiste 10 aktivistëve të rinj në familjen më të madhe e më progresiste në Shqipëri”, tha Veliaj.

Ai është ndalur edhe në Baldushk, ku pasi listoi investimet por dhe projektet e shumta për këtë zonë, u shpreh se PS është gati për fitoren e zgjedhjeve më 25 prill. “Gati për fitore dhe për punë të mbara! Dashuria për vendin, jo inati për tjetrin, është çelësi i fitores”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?