Veliaj: U rikthehemi bonuseve, 5 mijë lekë për çdo lindje

 

Bashkia e Tiranës do të rikthejë bonuset prej 5000 lekë për cdo lindje. Kjo shumë nuk është shpërndarë për më shumë se 3 vjetë në mungesë të fondeve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të rikthejë kështu traditën e ish-kryebashkiakut Edi Rama për t’u uruar mirëseardhjen vogëlushëve.

“Urime për lindjen e djalit/vazjës suaj!

Bashkia e Tiranës do të kujdeset për çerdhet dghe kopshtet që fëmijë juaj do të ndjekë. Për Bashkinë e Tiranës është e rëndësishme të ndërtohet një qytet, i sigurt e i shëndetshëm për fëmijët me kënd lojërash dhe hapësira të gjelbra”.

Këtë mesazh do të marrë çdo fëmijë në kryeqytet i shoqëruar me bonusin prej 5 mijë lekësh.

"Jemi në diskutime me kolegët e buxhetit për të parë mënyrën sesi kanë performuar të ardhurat e bashkisë që ta kthejmë përpara vitit të ri buxhetor pagesën modestë që bashkia bën. Ishte një traditë e mirë nga Edi Rama për t'u uruar mirëseardhjen", citon Veliaj.

 

SHKARKO APP