Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Veliaj: Vaqarri, lagje e re e Tiranës, vetëm një stacion larg Kombinatit; më shumë vëmendje për trotuaret dhe korsitë e biçikletave

Aktualitet E enjte, 23 Prill 2020 12:41
Veliaj: Vaqarri, lagje e re e Tiranës, vetëm një stacion larg Kombinatit; më shumë vëmendje për trotuaret dhe korsitë e biçikletave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rruga Kombinat-Vaqarr është transformuar plotësisht, duke e kthyer atë në një hyrje të re dinjitoze të Tiranës. Dikur e amortizuar dhe e kthyer në një hedhurinë makinash të vjetra nga të dyja anët, sot ky aks ka marrë një tjetër pamje, që i rrit vlerën pronës dhe bizneseve që operojnë aty.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte dje në aksionin e mbjelljes së 1 mijë pemëve në të dy krahët e rrugës, ku deklaroi se, nga sot, Vaqarri është vetëm një stacion autobusi nga Kombinati. “Në Ditën e Tokës vendosëm të gjelbëronim rrugën Kombinat-Vaqarr. Ende nuk është tharë asfalti i rrugës që është bërë komplet e re.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 1 ore
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 2 orësh
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 3 orësh

Vaqarri, tani e tutje, do jetë vetëm një stacion tjetër autobusi urban nga Kombinati. Një nga arsyet është se po bëjmë gati lagjen e re pas tërmetit, pra për të mos harruar që kemi krizën aktuale, por kemi edhe një krizë tjetër për të zgjidhur, si tërmeti”, tha Veliaj. Vaqarri është edhe një nga zonat ku do të ngrihet një lagje e re për sistemimin e banorëve të zonës, të cilëve iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Lagjja e parë do jetë në Vaqarr; kemi filluar porosinë e shtëpive të reja dhe mezi pres që, me të pasur shtëpitë e reja, të kemi lagje model, që më pas do e reflektojmë edhe tek lagjja e re në Ndroq, në Shkozë, Zall-Herr, në Baldushk dhe kudo ki do kemi mini-lagje për të strehuar ata që humbën shtëpitë nga tërmeti”, deklaroi ai.

Veliaj tha se sikurse shembulli që është dhënë në segmentin Tiranë-Vaqarr, edhe në rrugët e tjera prioritet do të kenë trotuaret dhe gjelbërimi. “Me trotuaret që kemi filluar në Tiranë, momentalisht po punojmë tek stadiumi “Dinamo”, do t’i japim më shumë hapësirë njerëzve, më pak hapësirë makinave. Shembulli i parë është segmenti Tiranë-Vaqarr, ku po urbanizojmë edhe këtë pjesë të fshatit, ndërkohë vazhdojmë me lagjen e re në Ndroq, ku do të bëhet edhe rruga e re, me të njëjtin standard. Falenderoj shumë kolegët e ARRSH-së edhe Ministrisë së Infrastrukturës për këtë bashkëpunim; ata kanë bërë trupin e rrugës, ne bëjmë anët, gjelbërimin, trotuaret, për t’u siguruar që Tirana cep e më cep është një qytet model”, u shpreh kryebashkiaku.

Kreu i Bashkisë u shpreh se ndryshe nga 5 vite më parë, sot janë më të shumtë ata që besojnë tek nismat e ndërmarra nga bashkia për korsitë e biçikletave dhe mbjelljen e pemëve. “Nëse përpara pesë vitesh ata që advokonin korsitë e biçikletave, mbjelljen e pemëve ishin një pakicë, pra Bashkia e Tiranës dhe disa aktivistë, sot shpresoj që jemi bërë një shumicë, kur kemi parë është harlisur gjelbërimi në Tiranë dhe se çfarë bukurie ka qyteti”, theksoi Veliaj.

Krahas rikonstruksionit të shtresave asfaltime dhe të rrjetit të kanalizimeve, në të dy anët e rrugës Kombinat-Vaqarr janë larguar makinat e vjetra që qëndronin prej vitesh dhe po mbillen pemë të reja.

Etiketat e lidhura

erion veliajVaqarri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 orësh

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.