“Veliera”, shtyhet seanca, Guri: Zvarritja gjunjëzim ndaj ekzekutivit
Përpos pritjes së ambientalistëve dhe shoqërisë civile të një verdikti përfundimtar për Velierën, Gjykata e Durrësit ka shtyrë seancën që do të vendoste për ndërprerjen e punimeve në zonën arkeologjike apo për vazhdimin e tyre siç kërkon bashkia.
Qjyqtari i çështjes Petraq Curi vendosi shtyrjen e gjykimit për shkak se kërkoi kohë që të studiojë më mirë relacionin e Ministrisë së Kulturës lidhur me këtë projekt i cili i hap rrugë vazhdimit të punimeve si dhe dokumenteve të organit të akuzës.
Pas seancës, ambientalisti Sazan Guri tha se ekziston prirja që ekzekutivi të gjunjëzojë gjyqësorin për Velierën.
Sazan Guri: Kjo është një situatë ku qeveria synon të gjunjëzojë gjyqësorin. Prokuroria e çështjes bie një tjetër kërkesë që kërkon pushim të çështjes.
Gjykata e Faktit dhe ajo Administrative kanë vendosur pezullimin e punimeve në zonën A, arkeologjike. Në kushtet kur punimet janë bllokuar prej muajsh të tërë, bashkia Durrës i është drejtuar gjykatës së shkallës së parë që të vendosë heqjen e vendimit të pezullimit për ti hapur rrugë vazhdimit të punimeve.
Nga vendimi i gjykatës së shkallës së parë duket se do të orientohet edhe Gjykata Administrative në vendimin e saj po për këtë çështje.

