Velipojë/ E vranë në lule të rinisë, 20-vjeçari dje kishte nisur punë si kamerier
I morën jetën në lulen e rinisë nga sherri për shezlongët. Në mesin e viktimave në Velipojë, është edhe Myzerim Zeneli vetëm 20-vjeç. I riu për fatin e tij tragjik, dje kishte nisur punë si kamarier në Hotel Gocaj, dhe fatkeqësisht dita e parë e punës e tij do të ishte edhe dita e fundit e jetës për të. Ai ka qenë aty në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.