Velipojë; Vendosen barriera në vendin ku humbën jetën 4 të rinjtë
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 18:19
Autoritet Shqiptare kanë reaguar një ditë pas aksidentit tragjik të Velipojës, ku humbën jetën 4 persona.
Burimet pranë policisë, bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm janë vendosur goma dhe zhavorr, në vendin ku makina tip BMW doli nga rruga dhe ra në kanalin 3 metra të thellë të hidrovorit.
Pak kohë më parë po në të njëjtën aks, humbi jetën një tjetër person. Sipas policisë kjo pjesë rruge është e pa asfaltuar dhe e pandriçuar.

KOHA JONË SONDAZH

