Vëllai i 30-vjeçares: Shkuam në kafe të tre. Shoku më alkoolizoi motrën dhe…
Pas 30-vjeçares që lindi e vetme dhe braktisi foshnjën në një bodrum në një pallat në Tiranë, sot flet vëllai i saj. I riu thotë se nuk e ka ditur për shtatzëninë pavarësisht dyshimeve dhe se djalin e ka pasur shok.
“Unë jam jashtë për momentin. Unë nuk e kam marrë vesh nga familjarët e mi dhe e mora vesh në internet. Mora në telefon motrën, por nuk ma hapi. Mora nusen dhe më thanë kanë ardhur dy-tre policë civilë. Unë kam dyshuar shumë. Kam kap mamin dhe i kam thënë pyete motrën, se ka një çikë ndryshime.
Ajo ka thënë atë punë kini ju. Ajo ka pasur frikë. Para një viti e kam ditur që është lidhur me një person. Nuk ma thanë, por i kuptova një cikë gjërat. Pastaj, e kapa mat dhe fola me djalin në fjalë.
Kemi qenë shokë. Janë lidhur më përpara dhe pastaj ka marrë numrin tim dhe kemi folur në telefon. Kemi qenë në kafe dhe këtë gjë që ma ka bërë prapa shpine, duke e alkoolizuar motrën dhe ka bërë ato gjëra, unë nuk ia kam falur. Ka një vit dhe nuk më ka treguar asgjë”, tha ai.