Vëllai i Aidës: “Sistemi në shëndetësi nuk funksionon, ministri Beqaj të dorëhiqet
Dhimbja të bën të fortë. E tillë ka rezultuar për vëllain e së ndjerës, Aida Çajka, e cila shtatëzanë në muajin e nëntë, ajo dhe foshnja e saj ndërruan jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Sorollatjet e së ndjerës, për familjarët ka përgjegjës, maternitetin, QSUT dhe Sanatoriumin.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Fation Omuri, vëllai i Aditës tha se përgjegjës për vdekjen e Aidës dhe foshnjës janë mjekët e tri spitaleve, ku ajo u sorollat për gjashtë orë derisa humbi jetën. Fationi hedh akuza të rënda edhe mbi qendrën e koordinimit.
I pyetur se si e ka parë dorëheqjen e drejtoreshës, të Rubena Moisiut, Fatjoni shprehet se nuk mjaftohem me këtë, sepse në qoftë se do të mjaftohesha me këtë, do të thosha që është fajtor vetëm “Koço Gliozheni”, sepse për mua nuk është vetëm ai.
“Fajtorë janë që nga hallkat më të larta të sistemit të shëndetësisë në Shqipëri. Sepse, nëse sot kjo na jep dorëheqjen, do të thotë që paska një problem që nuk shkoka. Meqë ministri vetë e paska shkarkuar, do të thotë që sistemi nuk na paska funksionuar. Ndërkohë që dy ditë pas ngjarjes, ministri tha se sistemi funksiononte në mënyrë të mrekullueshme. Në qoftë se në sistemin e shëndetësisë diçka nuk funksionon, përgjegjësit e parë nuk janë mjekët, nuk është roja e spitalit, por është ministri vetë”,- shprehet ai.
Sipas tij, nëse ka diçka që nuk shkon në shëndetësi, është që ministri i Shëndetësisë duhet të japë dorëheqjen.
KOHA JONË SONDAZH

