Vëllai i Alfred Qefalisë: E rrahën që të pranojë shpërthimin te farmacia e Bashkim Tahirit

Një nga të dyshuarit për vendosjen e tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit është Alfred Qefalia.

Në një intervistë për ABC News, vëllai i tij Artani, tha se ndaj të arrestuarit është ushtruar dhunë që ai të pranojë autorësinë e krimit. Sipas tij, asnjë nga akuzat nuk është e vërtetë

Vëllai i Alfred Qefalisë ngurron të bëjë publike pamjen e tij.

I trembet hasmërive, tashmë që në media vëllait të tij i faturohen disa atentate me pagesë.

Por pasi ka parë videon e personit që vendos tritolin në farmacinë e Bashkim Tahirit, Artan Qefalia thote se vëllai i tij ka një fizik të ndryshëm nga atentatori.

Sipas tij, policia kërkon viktimën e radhës, për t’i faturuar një krim që nuk e ka kryer.

Artan Qefalia thotë se nuk e njeh Emirjon Gjutën, personin që përdorte celularin e përdorur për shpërthimin e tritolit.

Ai mohon njohjen me Kristi Pine, që mendohet se ka pranuar të bashkëpunoje me drejtësine dhe është bashkëpunëtor me Alfred Qefalinë në disa ngjarje.

Artani pranon se vetëm me Admir Tafilin ka dijeni që njihen.

I vëllai, referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës, thotë se Alfred Qefalia akuzohet vetëm për ndihmë ndaj Tafilit dhe armëmbajtje pa leje.

Alfred Qefalia u arrestua pak ditë më parë.

Ai akuzohet se është bashkëpunëtor i Kristi Pines në disa atentate me tritol.

Prokuroria e akuzon edhe se ka kryer një shpërthim me eksploziv në komisariatin e Korçës, për të shpërqendruar policinë nga arratisja e burgut të Drenovës.

SHKARKO APP