Vëllai i Durim Bamit: S’besoj se do e vriste Doshin, ka qenë gjithë kohën i qetë

Vëllai i Durim Bamit thotë se ai ka qenë i qetë gjatë kohëve të fundit dhe se nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim se mund ta vrisnin.

Valter Bami thotë gjithashtu se nuk e beson teorinë që ai ka dashur ta vrasë Tom Doshin, se nuk është i tillë.

Ai shprehet për mediat se e ka parë të takohet me Doshin disa herë në Nikël dhe Fushë-Krujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Sipas tij, Durimi kohët e fundit kishte marrë një makinë të blinduar nga Doshi, por i kishte thënë se do e shiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I kam parë duke pirë kafe 4­ 5 herë, në Fushë-Krujë, por edhe në Nikël.

“Makinën e blinduar ia dha ai zotëria, Tom Doshi. Më tha vetë vëllai që ia kishte dhënë Toma, pa më dhënë ndonjë shpjegim”, shprehet Valter Bami.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?