“Vëllai më qethi tullac që të mos e merrja për burrë, ai më kërcënon edhe nga burgu”
Stela Muçaj është vetëm 35 vjeçe dhe jeton në kushte ekstreme varfërie, në Sharrë të Tiranës. Jeta e saj ka kaluar përmes një kalvari të gjatë vuajtjesh, dhunë dhe ndarje, lot trishtimi. Nuk ka mundur që të jetojë asnjë ditë e qetë, por nën ndjesinë e frikës dhe kërcënimit të dhunës.
Ajo tregon për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në Neës24, historinë e martesës së saj në moshën 16-vjeçare me shtetasin Flamur Avdyllari, e cila solli në jetë 5 fëmijë, dy prej ë cilëve është detyruar që t’i largojë nga vetja.
Një djalë, rrëfen Stela, ia ka dhënë kunatit, ndërsa vajzën 3-vjeçare e ka lënë në shtëpinë e fëmijës SoS. Fëmijën e parë e ka bërë në moshën 18-vjeçare.
Fëmija më i vogël është 3 vjeçe, vajza e madhe 17 vjeçe dhe djali te kunati 10 vjeç, një tjetër 7 vjeç dhe një fëmijë te fshati SoS në shtëpinë e fëmijës. Nuk e mbante dot, sepse nuk kishte shtëpi. Ajo ka lindur me asëm. Kjo dramë familjare vjen e bëhet më e dhimbshme në kohën kur bashkëshorti i saj bëhet vartës i alkoolit dhe ushtron dhunë sistematike jo vetëm mbi Stelën, por edhe mbi fëmijët.
“Do ta bëj burgun tamam”, i shpreh bashkëshorti i saj. Në kohën kur ajo mori urdhrin e mbrojtjes, arriti të merrte një shtëpi me qira në Sharrë, ndërsa bashkëshorti i alkoolizuar jetonte në nja barake pranë saj. Gjatë kësaj kohe, Stela rrëfen momente tmerri dhe dhunë nga bashkëshorti, i cili e shqetësonte vazhdimisht, derisa ajo u detyrua ta denonconte.
Rrëfimi rrëqethës e Stelës: Vëllai më rrahu, më qethi tullac, që të mos e merrja burrin. Unë jam rritur në jetimore, mami më ka marrë pas disa vitesh. Babanë s’e kam njohur kurrë, nëna vuan nga shëndeti mendor. Në moshën 21-vjeçare burri ka filluar të më dhunojë.
Më ka thyer dhëmbët. Kam arritur të flejë edhe në shkallë me të tre fëmijët. Ndonjëherë ikja te mami, sepse më rrihte. Ai i ka njohur atësinë vetëm dy prej fëmijëve, gocës së madhe dhe për këtë ja bëri me dhunë mamaja ime. Fëmija i dytë që e ka njohur është goca e vogël. Ndërsa fëmijëve të tjerë nuk ua ka njohur kurrë atësinë. Tre fëmijë janë me mbiemrin tim.
Isha shtatzënë dhe doja ta heqja. I thashë Flamurit se dua ta heq, se ti di vetëm të pishë raki dhe të bësh fëmijë. Kunati më mori në telefon dhe më tha “sa ta hedhësh poshtë, ma jep mua, se kur të rritet ta jap sërish”. Shkova në Greqi, e linda dhe ja dhashë kunatit me dokumente, sepse ai jetonte atje.
Djali e di që jam nëna e tij, por nuk do të atin, ai e di të vërtetën. Kur vinte këtu, ai e shihte Flamurin duke më rrahur dhe i thoshte “më di të vogël ti, por bëj prove e qëlloje”. Skamja më detyroi të ndajë fëmijët. Unë shes rroba në fshatrat e Fushë Krujës, fitoj 20-30 mijë lekë. Tre fëmijët që kam me vete po i mbaj me ndihmë nga vëllai, kunati.
Kërcënimet nga burgu
Stela: Telefonin nuk e ndërroj dot se ma kanë njerëzit, kam kaq vite me atë numër. Ai më merr në telefon, kërkon që t’i shkoj në takim, i kam shkuar. Më kërkon t’i blejë dhe karta telefoni. Më imponon që unë t’i them se unë kam tjetër njeri, por unë kam vetëm tre fëmijët. Ai është në burgun “313”.
Biseda e fundit, pardje më mori në telefon, më tha “ma blej një kartë”, i thashë nuk kam, para dy ditësh të bleva dy karta 24 mijë lekë. Tha do marr vëllain të më sjellë ndonjë lekë. Më tha “kur të dal nga burgu, do ta bëj burgun njëherë e mirë”. Ndjehem e pasigurt në atë banesë, kam frikë, në orën 07:00 mbyllem brenda me çelës, është dhomë pa dritare. Kam marrë dy-tre herë urdhër-mbrojtje.
Dhunë edhe ndaj fëmijëve
Stela: Burri më kërcënon të mos çoj dhe vajzat në shkollë, njërën nuk e lashë të shkonte më, ndërsa tjetra shkon. Ai më imponon, më gërthet të mos i çoj në shkollë. Kam frikë, se ai dhjetë ditë e do dalë nga burgu. Kam ndërruar tre banesa deri më tani.
Kam folur për bonus qiraje, por më thanë se duhet të dal fituese. Nuk me jep kush qira, me atë burrë që kisha. Dy fëmijë i kam regjistruar me mbiemrin e atij, dy të tjerët me mbiemrin tim dhe pa emër babai.
Flamuri ka qenë gjithë jetën parazit, pa punë. Unë punoja dhe e mbaja në barake, pa drita. Gocën e madhe e ka dhunuar shumë, edhe të voglën e dhunoi kësaj radhe, para se të hynte brenda. Gocën nuk e lë të veshë atlete, kostum sportiv, e do me fustan të gjatë deri në fund të këmbëve dhe streçe poshtë.