Vëllai qëllon me pistoletë motrën dhe bashkëshortin e saj

Një çift bashkëshortësh janë plagosur nga vëllai i gruas mëngjesin e sotëm në fshatin Shën Premte të Lushnjës.

Kështu, mësohet se Gëzim Garruli ka qëlluar me pistoletë motrën dhe bashkëshortin e saj, përkatësisht me emrat Shaqe dhe Fiqiret Balla, në banesën e tyre.

Të plagosurit janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën mjekëosore.

Burime nga spitali thonë se 45­vjeçarja Shaqe Balla po i nënshtrohet operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa bashkëshorti i saj është jashtë rrezikut për jetën.

Për momentin nuk dihen ende motivet e këtij krimi, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorin e tij.

 

SHKARKO APP