Vëllavrasja, banorja: E ëma nuk shkoi në xhenazenë e të birit. Frikë se i kërcënojnë
Banorët e lagjes ku ndodhi vëllavrasja, shprehen të shokuar për ngjarjen. Ata thonë se kishin disa kohë që kishin vënë re se midis dy vëllezërve kishte një konflikt.
“Kishim kuptuar diçka se hidhin në Facebook, akuzonin njëti-tjetrin hapur. Tmerr nuk ka, të vrasë vëllai vëllanë. Në xhenaze janë vetëm njerëzit, kanë ardhur nga Fushë-Kruja të nuses, ata të tjerët janë mbyllur në shtëpi e nuk shkojnë. Nuk shkon e ëma në xhenazen e të birit. Kanë frikë se i kërcënojnë, se kanë sherr”, tha zonja për Euronews.
Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në rrugën Islam Alla. Agjencisë turistike, së çiftit Nora dhe Dritan Muskurit, i është vënë qepeni.