Vëllezërit Hajri në kërkim dhe “perandoria” e tyre në Shijak

 

Dy vëllezerit Hajri nga Shijaku janë shpallur në  kërkim ndërkombetar një ditë pasi policia goditi organizatën e drogës me 16 të arrestuar, që ata drejtonin. Në Shijak aty kishin ngritur bizneset, ku askush nuk pranonte të fliste për Altin e Emiljano Hajrin.

Vetëm 20 kilometra nga Durrësi ndodhet “perandoria” e bizneseve të dy vëllezërve Altin dhe Emiljano Hajri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të etiketuar si krerët e organizatës kriminale te trafikut ndërkombëtar të drogës, dy vëllezërit Hajri jetojnë mes luksit në Pjezës të Shijakut, aty ku dhe kanë ngritur biznese të shumta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pasuri përrallore e familjes Hajri ne Shijak. Përllogariten në 10 milion euro investimi prej vëllezërve në vendlindjen e tyre.

Kompleksi është ndërtuar dhe administrohet prej tyre.

Por nuk është i vetmi biznes.

Vëllezërit Hajri, rezultojnë pronarë edhe të një servisi makinash. Ashtu edhe të një pike karburanti i ngritur pikërisht në këtë zonë.

Edhe kjo vilë luksoze dykatëshe, është në pronësi të vëllezërve.

E gjithë kjo pasuri zotërohet nga Altin dhe Emiljano Hajri, të cilët dyshohet se u ngritën me paratë e përfituara nga aktiviteti i tyre kriminal.

Vëllezërit Hajri u shpallën në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Enigma” zhvilluar mes dy shteteve Itali-Shqipëri.

Ata akuzohen pjesë e një organizate kriminale në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike, e cila drejtohej prej tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?