Vendet bosh – Universitetet, Koni: Nuk ka kuota shtesë, por rishpërndarje të tyre
Në Universitetin e Tiranës kanë mbetur 20% të kuotave bosh, edhe pse procesi është në prag të përfundimit.
Rektori i Universiteti të Tiranës Mynyr Koni në një intervistë për Ora News, pohoi se po shihet opsioni i rishpërndarjes së kuotave brenda fakulteteve; pra transferim të kuotave nga një program në tjetrin pa cenuar numrin total të tyre të miratuar me vendim qeverie.
Kreu i Universitetit të Tiranës tha se numrin më të lartë të aplikimeve e shënoi Fakulteti i Drejtësisë, më pas ai i Shkencave Sociale për të vijuar në renditje me Fakultetin e Ekonomisë.
Në Universitetin e Tiranës aplikuan mbi 19 mijë maturantë, ndërkohë që kuotat e miratuara ishin rreth 5300. /Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

