Vendet e Ballkanit marrin masa për koronavirusin

Shqetësimi për përhapjen e koronavirusit po rritet, disa vende të Ballkanit kanë ndërmarrë masa paraprake fillestare, duke lëshuar informacione për mbrojtjen dhe duke rritur kontrollet për udhëtarët.

Serbia ka forcuar kontrollet në vendkalimet kufitare dhe të gjithë udhëtarët nga zonat e infektuara janë të detyruara të raportojnë tek shërbimet epidemiologjike brenda 24 orëve pasi të hyjnë në vend.

Ministria e Jashtme në Kroaci ka nxjerrë një rekomandim për qytetarët që të “shtyjnë udhëtimet e tyre në provincat e Hubei dhe qytetin e Wuhan. Në Rumani, Ministria e Shëndetësisë po operon në aeroporte me kamera skanimi termik të afta për të zbuluar pasagjerë të sëmurë.

Maqedonia e Veriut gjithashtu ka vendosur kamera skanimi termik në aeroportin e saj kryesor ndërkombëtar në Shkup. Autoritetet kanë frikë se infeksioni mund të përhapet nga fluturimet që vijnë nga Dubai dhe Stambolli, kurse Bullgaria dhe Kosova deri më tani nuk kanë futur masa shtesë paralajmëruese në terminalet e aeroporteve dhe vendkalimet kufitare.

SHKARKO APP