Vendet më të rrezikuara nga terrorizmi në Evropë, ja ku gjendet Shqipëria
Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, ka publikuar një hartë të Evropës, në të cilën vendet janë të ndara në katër kategori, në bazë të nivelit të rrezikshmërisë dhe terrorizmit që i kërcënon ato.
Ndër vendet më të rrezikuara janë Gjermania, Franca, Turqia, Belgjika dhe madje edhe Mbretëria e Bashkuar, derisa “oaze e paqes” janë vende të tilla si: Islanda, Republika Çeke, Hungaria, San Marino dhe Zvicra.
Harta
Vendet e shënjuara me ngjyrë portokalli, futen në grupin e vendeve ku shkalla e aktiviteteve terroriste është paksa më e ulët, transmeton Telegrafi.
“Pjesën e portokalltë nga Evropa” e përbëjnë Austria, Azerbajxhani, Bosnja e Hercegovina, Qipro, Danimarka, Greqia, Italia, Kazakistani, Maqedonia, Holanda, Suedia dhe Ukraina.
Vendet e shënjuara me ngjyrë të verdhë, kanë nivelin tejet të ulët të shkallës së aktiviteteve terroriste, ku bën pjesë Shqipëria, Bjellorusia, Bullgaria, Kroacia, Finlanda, Irlanda, Luksemburgu, Monako, Mali i Zi, Norvegjia, Portugalia, Rumania dhe Sllovakia.
Ndërsa vendet e shënjuara me ngjyrë të gjelbër që përbëjnë “oazën e paqes” në Evropë janë Andorra, Armenia, Çekia, Estonia, Hungaria, Islanda, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Malta, Moldavia, Polonia, San Marino, Sllovenia dhe Zvicra.

KOHA JONË SONDAZH

