Vendi 5 në botë për rolin e grave në politikë por jo në jetën reale

Organizata e Kombeve të Bashkuara, që punon për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, e njohur si UN Women, përpiloi një listë me 10 vendet ku kabinetet qeveritare kanë një barazpeshë mes burrave dhe grave. Shqipëria renditet në vendin e pestë dhe ndiqet nga Ruanda, Kanadaja, Kolumbia, Kosta Rika dhe El Salvador. Katër vendet e para janë Spanja, Finlanda, Nikaragua dhe Suedia.

Kabineti Rama i bërë nga këto ministre gra: Olta Xhaçka (Ministria e Mbrojtjes), Anila Denaj (Ministria e Financave dhe Ekonomisë), Belinda Balluku (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë), Besa Shahini (Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë), Etilda Gjonaj (Ministria e Drejtësisë), Elva Margariti (Ministria e Kulturës), Ogerta Manastirliu (Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale) dhe Elisa Spiropali (Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit).

Viteve të fundit vihet re një qasje për të promovuar barazinë gjinore, gjë që shihet edhe në postet drejtuese në ministri të ndryshme. Sidoqoftë vendi ende përballet me problematika përsa i përket potencialit të grave në tregun e punës si edhe rritjes së dhunës ndaj grave. Të emërtuarit e grave të afta në poste drejtuese nuk është ndonjë arritje e jashtëzakonshme, kur nga ana tjetër, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën (UNODC) në vitin 2018, numri i vrasjeve të grave nga partnerët intimë në Shqipëri ishte më i larti në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një raport të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, rastet e grave viktima të dhunës kanë ardhur duke u rritur. Për shembull, në 2005 u raportuan 95 raste, ndërsa 10 vite më vonë 3,866 të tilla. Shifër që shkoi në 4,163 në 2016-n. Po kështu të dhëna të tjera të INSTAT nxjerrin në pah se dhuna ndaj grave në Shqipëri mbetet e lartë, ku më problematike paraqitet situata në qarqe të mëdha si Durrësi dhe Vlora.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?