Vendi drejt daljes nga ”tuneli”, Rakacolli tregon se kur mbaron pandemia

Prej më shumë se një muaj, Covid-19 është shfaqur me ulje të agresivitetit në vend. Për kryetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, është ende herët të thuash që pandemia ka mbaruar. Po ashtu ajo thotë se pandemia quhet e mbaruar kur të mos regjistrohet më asnjë rast.

”Jemi afër fundit të tunelit. Rrezikojmë që nëse vazhdojmë të ruhemi dhe të mbajmë situatën siç është, rruga e daljes mund të zgjatet. Nuk mund të thuash se patëm fat, mendojmë se edfektin e dha kombinimi i masave dhe vaksinimi, që ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm. Pandemia akoma nuk ka mbaruar akoma. Mbaron atëherë kur të mos ketë asnjë rast. Përsa kohë ka raste në Shqipëri, por edhe në botë, nuk mund të themi se ka mbaruar. Infeksioni akoma nuk ka kaluar, virusi është akoma aktiv. Duhet të vazhdojmë të ruhemi. Maska të vazhdojë të mbahet në ambientet e mbyllura, të ruhet distancimi dhe të respektohet ora policore. Nëse vazhdon kjo tendencë, ne pas disa ditësh, mund të grumbullojmë 50 veta”.

Zv.ministrja e Shëndetësisë komentoi edhe miratimin që OBSH dha për vaksinën kineze CoronaVac. Sipas saj, ky vendim tregoi se vaksina është efikase dhe se njerëzit e vaksinuar deri tani me të, janë tërësisht të mbrojtur.

SHKARKO APP