Vendi “pushtohet” nga shirat. Moti i keq deri nesër

E paralajmeroi ministria e Brendshme. Në gadishmeri shtabet e emergjencave

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm 5 mars i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut dhe në vendet malore reshje dëbore. Moti i keq do të vazhdojë deri mëngjesin e datës 6 mars.

Paralajmërimi për një ditë me shi u bë nga Ministria e Brendshme e cila njoftoi se në bazë të parashikimit të Qendrës Europiane të Përmbytjeve me qendër në Slovaki dhe të konfirmuar nga Instituti i Gjeoshkencës, rezulton se nga mëngjesi i sotëm dhe deri ditën e nesërme pritet të ketë reshje të dendura shiu mbi vendin tonë. Sasia më e madhe e reshjeve parashikohet të regjistrohet në intervalin kohor 12:00 – 18:00 të datës 5 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas këtij parashikimi intensiteti më i lartë i reshjeve pritet në pjesën Veriperëndimore të vendit, ku në qytetin e Shkodrës parashikohet që sasia e reshjeve të jetë rreth 80 milimetra për 24 orë. Do të ketë shtrëngata shiu dhe breshëri të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Po ashtu do të ketë reshje bore në pjesën e dytë të ditës në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit në pjesën Verilindore të vendit dhe kryesisht në zonën e Alpeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo situatë do të shoqërohet me erë të vrullshme kryesisht në zonat bregdetare ku do të shoqërohet me valëzim të forcës 7 dhe 8 në det të hapur me lartësi vale deri në 7 m. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë masat e duhura për të vënë në gadishmëri të gjitha strukturat rajonale dhe lokale si dhe kompanitë që kane akses në menaxhimin e kaskadave të hidrocentraleve, me qëllim parandalimin e fatkeqësive. Po ashtu minsitria njofton se janë njoftuar prefektët në të gjitha qarqet e vendit që të mbajnë në gadishmëri shtabet e emergjencave civile, të sigurojnë gadishmërinë e kapaciteteve njerëzore dhe teknike si dhe të marrin masa mbrojtëse për objektet dhe banesat në afersi të lumenjve dhe vendeve të tjera me rrezikshmeri te lartë përmbytje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?