Vendimi i Armando Subashit për të blerë vota me buxhetin e bashkisë së Fierit apo…?!
Ligji e ndalon çdo veprim zyrtari shtetror që në kohë fushate elektorale të kryejë veprime haptazi në shërbim të blerjes së votave.
Aq më tepër kur je vetë i përfshirë direkt në votime!
Syri.net ka zbuluar disa fatura të bashkisë ku drejton socialisti Armando Subashi dhe që vetë kandidon, ku duket hapur se janë ulje faturash në këmbim të votës.
Papritur dhe pa asnjë njoftim, bashkia e Fierit ka ulur në mënyrë drastike taksat për bizneset kur jemi më pak se 10 ditë larg nga zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Armando Subashi ka marrë një vendim të tillë në kundërshtim me ligjet dhe në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor.
Këto fatura u kanë shkuar bizneseve dy ditë më parë.
Tarifa e menaxhimit të Mbetjeve për vitin 2022 nga 55 000 lekë është zbritur për vitin 2023 në 25 000 lekë.
Një lëvizje e tillë nuk ka ndodhur për të lehtësuar barrën fiskale të bizneseve, por nga halli që ka Armando Subashi për votat e munguara.
Mbetet për t’u parë nëse KQZ do të marrë masa për kryebashkiakun e Fierit. Por edhe SPAK-u ka detyrë të hetojë për krim zgjedhor.
Natyrisht që duhet pritur edhe shpjegimi zyrtar nga Armando Subashi në lidhje me këto fatura të cilat krijojnë dyshime në ofertë blerje votash.