Vendimi gjerman për AstraZeneca, mjekja: U gjetën 7 raste me trombozë

Gjermania ka vendosur që vaksina ”AstraZeneca” të përdoret vetëm për moshën mbi 60-vjeç. Për këtë vendim mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg thotë se kjo vaksinë ka shkaktuar 7 raste me tromboza në këtë shtet.

”AstraZeneca përveç se nuk është një vaksina e lirë për nga kostoja, ka bërë bujë për disa efekte anësore që ka shkaktuar, siç janë trombozat. Në 1.6 mln të vaksinuar janë gjetur 7 raste me tromboza”, u shpreh mjekja.

Nga ana tjetër, ajo shtoi më tej se imazhi i kësaj vaksine është dobësuar dhe se qytetarët janë të dyzuar për t’u injektuar me AstraZeneca. Mjekja Aurora Meta Dollenberg theksoi se edhe Gjermania po përpiqet që të rrisë shpejtësinë e vaksinimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Me ritme të ngadalta po vijon vaksinimi, jemi pak më shpejt se sa Shqipëria, dëshira është që me ardhjen e pranverës të jemi në gjendje të kemi lëvizje të lirë dhe të udhëtojmë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?