Vendimi i Gjykatës, ish-prokurori Karanxha: Dënimi me burg po trajtohet si masë e jashtëzakonshme

Ish-prokurori Ervin Karanxha flet për vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë për masat e sigurisë dhe paraburgimin. Ai u ndal te ndryshimi i praktikës gjyqësore, sipas së cilës “arresti në burg” nuk duhet të jetë më masa e parë automatike, por vetëm zgjidhja e fundit kur masat e tjera nuk mjaftojnë.

“Gjykata e Lartë ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në praktikë. Arresti në burg tashmë trajtohet si masë e jashtëzakonshme dhe duhet të justifikohet pse nuk funksionojnë masat e tjera si detyrimi paraqitje apo garancia pasurore”,-tha Karanxha.

Në analizën e tij, Karanxha u shpreh se vendimi vjen pas problematikave të evidentuara ndër vite, përfshirë edhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut ndaj Shqipërisë për paraburgime të gjata dhe të pajustifikuara. Ai shtoi se më herët, në shumë raste, prokuroria kërkonte arrestin në burg dhe gjykata e pranonte automatikisht, pa analizuar alternativat më të lehta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?