Vendimi i Metës për Lleshin, flet Alfred Moisiu: Kreu i shtetit si baba i kombit

Ish-presidenti Alfred Moisiu në një lidhje direkte me studion e “Open” në Top Channel u pyet nga gazetarja Eni Vasili lidhur me mosdekretimin e gjeneralit Sandër Lleshi nga Presidenti Ilir Meta.

Çfarë do bënit në vend të Metës?

“Para se të them se ç’do bëja do them se ç’kam kam bërë unë në këto raste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë kam pasur dy raste edhe me kryeministrin Nano dhe Berishën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por me të dy i kam zgjidhur pasi kemi komunikuar dhe i kemi shtruar gjërat. Për mua problemet u ezauruan.

Me Nanon pata vërejtje për dy nga ministrat nisur nga problematikat e kohës, sigurisht kryeministri tha kritikat e veta.

Me kryeministrin Berisha pata vërejtje bazë të promocionit që kisha.

Bërisha më tha pse duhet të ishte dakord të vazhdonte me këtë qeveri.

I thashe kryeministrit që pretendimet e mia këto janë dhe ju e keni përgjegjësinë politike.

Patëm bisedë, i konsumuam gjërat që asgjë mos mbetej në errësirë. Jam dakord me Topin që tha se kushetuta thotë që presidenti duhet të shqyrtojë brenda 7 ditëve.”

Po për rastin konkret?

“Me aq sa di nuk ruan asnjë ndalesë për të dekretuar gjeneralin Lleshi si ministër të Brendshëm.

Nëse ka diçka të veçantë Meta nuk e di çtë them.”

Nëse ka diçka duhet bërë publike?

“Ne jemi një republikë parlamentare, as presdienciale as gjysëm presidenciale.

Mirëpo në këto raste duhet që kryetari i shtetit të shuajë krizat.

Përjashtoj raste të veçanta. Mendoj që detyra e kryetarit të shtetit është si baba i kombit pavarësisht nga mosha. Sepse në politikë ndodhin këto gjëra.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?